Viewing 6 posts - 1 through 6 (of 6 total)
  • Autori
    Postime
  • #309 Përgjigje

    Majlinda
    Moderator

     

    Ju falenderoj për mendimet tuaja  lidhur me Reformën e  Altertekstit .

    Kohët e fundit MAS ka dërguar  një formular i cili  duhet të plotësohet me përgjegjësi nga mësuesit  për çdo të metë apo gabim të vërejtur në tekstet shkollore ,më pas drejtuesit e shkollës duhet t’a përcjellin në DAR &ZA-të përkatëse.Mendoj se është çasti që të gjithë së bashku të ndihmojmë në përmirësimin e këtij shërbimi.

    Të dhëna për tekstet me probleme

    Nr. Titulli i tekstit Shtëpia Botuese Viti i

    botimit

    Shkolla

    (9vjeçare, e mesme) emri i shkollës

    Gabime shkencore,

    (faqja…)

    Gabime gjuhësore

    (faqja…)

    Të meta metodike dhe pedagogjike

    (faqja….)

    Është zgjedhur me ndërhyrje

    (po, jo)

    A kanë vërejtje prindërit

    (po, jo)

    A duhet të zgjidhet në të ardhmen

    (po, jo)

    Vërejtje

    1.

    2.

    3.

    4.

    5.

    a.

    b.

    c.

    d.

    e.

    f.

    g.

      Klasa I                    
    1

     

     

    #312 Përgjigje

    Blerina

    Ju faleminderit.per informacionin ,ne shkollat private nuk ka mbrritur akoma …
    Ndoshta mund te ndajme informoacionin edhe eksperiencat ne forum , psh teksti i matemaikes klasa e nente ,botimet Pegi ‘ ushtrimit 7 faqja 104..megjithese kam respekt per autoret ,.ju kekroj falje
    po ashtu ka edhe teksiti i fizikes 9 …Mund te ndihmojme edhe nxenesit ne kete menyre dhe vecanerisht mesuesit e rinj…..

    #322 Përgjigje

    brunilda

    Ndoshta kjo situate, ndeshet edhe ne tekstet e gjimnazit …shpesh ka vend per nderhyrje nga ana e mesuesve .Autoret e teksteve duhet te perfshijne te gjithe grupet e nxenesve ne materialet qe ofrojne …njohurite shpesh jane te forta dhe ne ndonje rast te cunguara , ne nje klase me nivel te ulet dhe mesatare ose me nxenes cilesor te cilet kerkojne qe materiali te jete me konkurues. ke problem ..Gabime dhe paqartesi gjen ,,,,eshte mira t,i shkembjeme ,,informacionet.

    #325 Përgjigje

    Blerina Berat

    Ky problem ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë.Pavarësisht tekseteve të bukura që marrim nëpër duar nga ana estetike ,cilësia lë për të dëshiruar.Problemi fillon me atë që teksti pa kaluar një muaj fillon të bëhet për t’u ardhur keq ,fletë fillojnë të veçohen një nga një. Duke qënë pjesëmarrëse në vlerësimin e teksteve në vitin 2007 pashë se përkushtimi nuk mungonte të përzgjedhurit pjesëmarrës ngulmonin në atë që cilësia nga pikëpamja shkencore të ishte primare dhe më pas vinin problemet e tjera si barazia gjinore brenda teksteve ,përzgjedhja e figurave në përputhje me materialin etj Megjithatë u vu re se tekste të miratuara dhe mjaft cilësore nuk u vunë në qarkullim. Le të fitojë biznesi por jo mbi të ardhmen e vendit .Këtë duhet të kemi parasysh për të pasur një të ardhme sa më të mirë për kombin tonë.Aktualisht punoj si mësuese në klasën e parë. Në librin e Abetares shoh se nuk ka probleme siç mund të jenë gabimet drejtshkrimore ,figurat janë të përshtatshme për fëmijët e moshës 6-7 vjeçare dhe nxënësit e përdorin shumë mirë tekstin.Bëhet fjalë për Abetaren Mbarëkombëtare.Edhe Matematika përcjell njohuri të sakta shkencore por tek-tuk gjen gabime sidomos tek shkrimi i numrave që mund të jenë gabime gjatë punimit(shtypjes së tekstit).Matematika 1 (Zenepe Shkoza; Diana Starja) i jep mundësi nxënësit ta shfytëzojë maksimalisht 45 minutëshin.Do të më pëlqente që tekstet të unifikoheshin jo për t`u rikthyer në kohën tonë por për t’i përcjellë nxënësve njohuri sa më të sakta nga pikëpamja shkencore sepse në vendin tonë nuk mungojnë studiuesit,shkencëtarët,specialistët e aftë e të përkushtuar. Arsimi është vlera më e vyer e një kombi dhe nuk duhet të përfundojë si muzika që unë kam zë dhe do të bëjë një këngë, edhe tekstet nuk mund t’i bëjë kushdo që ka një buxhet .
    Dua të falenderoj zonjën Majlinda për problematikat e prezantuara dhe shpresoj se këto mendime do të ndikojnë sadopak në rritjen e cilësisë në arsim.

    #328 Përgjigje

    Daklea

    Plotesimi i pyetesorit eshte nje nisme shume e mire, pasi mesuesit punojne cdo dite me tekstet dhe mundet te japin mendime.
    mire do te ishte te dinim me shume se si do te shfrytesohen mendimet

    #363 Përgjigje

    Adria

    Mesuesi mund te gjeje gabimet shkencore, por ato drejtshkrimore s’i takojne atij, por redaktorit te librit. Sigurisht qe mesuesit jane te afte t’i gjejne gabimet, por, mendoj se , duhet te jete nje komision me i profesionalizuar per t’i bere keto korrigjime. Une kam vite qe punoj me botimet Albas, jam e kenaqur ne pergjithesi, por, vej re, se nje gabim qe mund te jete aty, nuk korrigjohet asnjehere, edhe pse teksti ribotohet cdo vit.
    Nuk e di cfare u kushton shtepive botuese te redaktojne nje fq te caktuar !
    Autori, sigurisht qe e ka lexuar dhe ka verejtur gabimet e bera, ai duhet t’ua veje ne dukje shtepive botuese, apo jo ?

Viewing 6 posts - 1 through 6 (of 6 total)
Përgjigju ndaj: Të ndajmë së bashku problematikat e gjetura në tekstet shkollore
Your information: